Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 28, 2017

Masakron ish-të fejuarën nga Prrenjasi se e la, pranga 32-vjeçarit/ Ja kush ishte

Elbasan- Shërbimet e policisë në Librazhd kanë arrestuar Tomorr Hykën 32 vjeç, me banim në Pogradec, pasi gjatë një konflikti me ish të fejuarën e tij S.P, 34 vjeçe, me banim në Prrenjas, e ka goditur këtë me hekur në trup dhe kokë duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

 Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë. 32-vjeçari ka shkuar në dyqanin e ish të fejuarës dhe aty ka kërkuar shpjegime për prishjen e lidhjes mes tyre. Më pas grindja ka degjeneruar në fjalë fyese e më tej Tomorr Hyka ka qëlluar me hekur në kokë e pjesë të ndryshme të trupit 34-vjeçaren, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. 

Pasi e ka lënë pa ndjenja në dysheme, ai është larguar në drejtim të paditur. Për ngjarjen është lajmëruar policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin. Agresori është kapur brenda një kohe të shkurtër. 

Ndërkohë 34-vjeçarja, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Librazhdit, është dërguar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë për një shërbim më të specializuar. Ndaj autorit është ngritur paraprakisht akuza e “plagosjes së rëndë me dashje”. 


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot