Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, September 4, 2017

Librazhd/ Vazhdon telenovela e çiftit , “S’të le të shkosh në dasëm”, ja çfarë ndodhi sot...


Telenovela e çiftit nga Librazhdi duket se vazhdon. Në fakt djali paralajmëroi se do dëgjonim sërish, por këtë herë nuk kemi dëgjuar nga ai, por nga vet vajza.
Bëhet fjalë për çiftin, që mbrëmë u bënë protagonistë në rrjetet sociale, duke gjeneruar komente të shumta me “historinë e tyre të vënies së limiteve”.
Djali nuk e lejonte vajzën që të shkonte në dasmë, pasi nuk i kishte thënë më parë se “do martohej Berti”.

Kjo bëri që ai të acarohej dhe kaq mjaftoi që vajza të reagonte ashpër.
Teksa në fund, djali që dërgoi bisedën në redaksinë tonë, paralajmëroi se do dëgjonim sërish, duket se ndodhi, por jo nga ai.
Është vajza ajo që këtë herë ka vendosur të na shkruajë:

Përshëndetje JOQ.  E pashë që kishin ardhur disa mesazhe mbrëmë nga i dashuri im, i cili në kushtet “ e dëshpërimit” kishte vendosur t’i bënte publike. I lexova me shumë vëmendje komentet dhe sinqerisht u pataksa nga reagimi i disave që gjithmonë do bëjnë moralistin. A thua njihet një person vetëm pas disa mesazheve? Po ja pra, po ju them se çfarë ndodhi sot. Më shkruajti se pse nuk i kisha hequr bllokun, i thashë dy – tri fjalë dhe mendoj se kaq mjaftojnë. Mund të zihemi sot, mund të rrimë pa fol 2-3 ditë, por koha do ta tregojë gjithçka”, shkruan vajza.

Ajo dërgon dhe bisedën e realizuar ditën e sotme dhe duket se historia nuk mbaron me kaq. Çfarë do ndodhë me çiftin?joq

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot