Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 14, 2017

LIBRAZHD/ Vazhdojnë vuajtjet për 54-vjeçarin nga Librazhdi, fle në stola sepse djali nuk e fut në shtëpinë e tij

 Vazhdojnë vuajtjet e zotërisë që para dy javësh ka prononcuar për Bukëthate.ga se ka pasur konflikt me djalin e tij. Ky i fundit e ka dëbuar nga shtëpia duke e lënë në mes të katër rrugëve, pa ngrënë, pa pirë, duke fjetur nëpër stolat e qytetit. 

Ai përpiqet të mbijetojë duke kërkuar lëmosh, por edhe sa do të vazhdojë kjo situatë për këtë njeri? Bëri sakrificë për fëmijët që të shpërngulet nga Librazhdit drejt Tiranës që fëmijët e tij të shkollohen, por çfarë ndodh?
 Pas gjithë vuajtjeve që ka hasur në jetë duhet të dërrmojë kurrizin në për hekurat e stolave të Tiranës ndërkohe që duhet të fle si mbret në shtëpinë e tij.
Nga intervista e kaluar ai u shpreh se nuk e meritonte këtë madje artikulli i kishte sjellë shumë vështirësi për të rregulluar punët me djalin e tij që i cili e ka dëbuar nga shtëpia. Ai sot mund të ketë mbi një muaj jashtë që fle nëpër stola edhe djali i tij nuk interesohet fare sikur i ati të ketë vdekur në mes të të gjallëve.

A mendoni se kjo është zgjidhja e duhur? A mendoni se ai që të solli në jetë, të shkolloj për një gabim sado të madh të trajtohet kështu?
Ai shprehet se i vjen turp të shkoj në polici edhe të denoncojë për fëmijën e tij. Si pasojë zgjedh që të vuaj se sa ti nxjerrë namin djalit. Kush është ai njëri që mund ta dojë kaq shumë djalin e tij gjakun e tij? Fundja diçka është e sigurt se:

 “Ndoshta fëmijët duan atë çfarë nuk mund të kenë. Dhe ata rriten dhe u japin fëmijëve të tyre atë çfarë ata donin, qoftë heshtje ose informacion, dashuri ose pavarësi- kështu ai fëmijë, nga ana tjetër, kërkon diçka tjetër por në çdo gjeneratë lavjerrësi tundet nga e kundërta në të kundërt,  edhe heshtja dhe paqja janë kaq të pakuptueshme”.


D.Muçaku


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot