Për herë të parë organizohet panairi i mjaltit në Shqipëri. Nën kujdesin e bashkisë Librazhd është organizuar panairi i mjaltit ku fermerët kanë ekspozuar prodhimet e tyre.
Librazhdi ka numrin më të madh të bletëve dhe e cilësia e mjaltit është shumë e mirë për shkak të pyjeve dhe bimëve aromatike. Veçohet mjalti i gështenjës. Ndër zonat përmenden mjalti Sopotit, Hotolishtit, Dardhës, Xhyrës, Orenjës Stëblevës.
Kryetari i bashkisë Kastriot Gurra thotë se festa organizohet çdo shtator. Ai shprehet se mjalti i Librazhdit njihet në gjithë Shqipërinë dhe premton kujdes ndaj bletrritësve duke kontribuar në rritjen e të ardhurave.
Vetë fermerët shprehen se mjalti i Librazhdit është 100% bio. Infoelbasani.al
No comments:
Post a Comment