Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve Librazhd i shpëton jetën një 10 vjeçari. Fëmija vuan nga Distrofia Muskulare dhe që të kryente një analizë që kushtonte 50.000 lekë të reja.
Kjo njësi ka ndërmjetësuar dhe ka mundësuar sigurimin e kësaj shume.
Ja çfarë shkruajnë ata:
“Njesia per Mbrojtjen e Femijeve ne Bashkine Librazhd, ka pasur ne menaxhim rasti te femijes, rastin e nje djali 10 vjecar i cili vuante nga Distrofia Muskulare. Femija kishte veshtiresi ne ecje. Por bota e ketij femije ishte plot jete, ngjyra dhe shprese. Femijes i nevojitej ti behej nje analize qe i kushtonte 500.000 leke te vjetra. Familja ju drejtua zyres sone per ndihme financiare per te mbuluar kete shpenzim analize.
Per arsye konfidencialiteti dhe etike ne nuk e bejme me dije emrin e femijes. Ne saj te bashkepunimit me Fondacionin "Ëngjellushi vogel" sot ky i fundit dhuroi shumen e parave qe nevojitej per analizen e femijes dhe keshtu se bashku dhuruam nje shprese per kete femije.
Te shkuara biri vogel! Faleminderit Fondacioni "Ëngjellushi Vogel" 
No comments:
Post a Comment