Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, September 16, 2017

LIBRAZHD/ Letra e djaloshit që preku drejtorin e aluizmit z.Mariglen DISHA/ Ja çfarë i shkruan

Viti 2016 u përmbyll me shifrën  prej 15.000 objekte të legalizuara në drejtorinë që ai drejton. Ndërkohë gjatë vitit 2017 kanë disa lista me emra  qytetarësh të cilët prej vitesh presin lejen e legalizimeve dhe ëndrrën e tyre  për të pasur shtëpitë e tyre me dokumentacion dhe në rregull me shtetin ua ka bërë të mundur vetëm drejtori aktual i Aluzinit Elbasan, zoti Mariglen DISHA, një djalë i ri i cili është vlerë e shtuar për Partinë Socialiste.
Në analiza të ndryshme nga Drejtoria e Përgjithshme e  Aluiznit , drejtoria e Elbasanit përveçse ka kapur objektivat e saj shquhet dhe si një drejtori ku drejtori është gjithnjë në dizpozicion të popullit. Ka disa zona si për shembull Rrajca , Prrenjas ku rreth 98 % e legalizimeve janë përfunduar kjo si pasojë e një drejtori autoritar, punëtor dhe këmbëngulës.
‘E nderuar redaksi e Telenews, di që lexoheni shumë dhe dua t’ju drejtoj një letër por që më pëlqen të mbetem anonim pasi nuk e bëj këtë për lavde.
Por ne jemi mësuar që vetëm bëjmë kritika, por jo duhet të jemi realistë dhe të themi një të vërtetë. Jam një qytetar nga një fshat i thellë nga Librazhdi, kisha vite që prisja të legalizoja shtëpinë dhe midis shumë hallesh ekonomike dhe legalizimin e shtëpisë kisha mangut. Pas komunikimit dhe paraqitjes në zyrën e Elbasanit, drejtori, zoti Disha menjëherë më mbaroi punë.
Ai më dëgjoi me vëmëndje të gjithë hallin tim dhe që në fillim ishte i predizpozuar të më ndihmonte. Më vuri në dizpozicion grupin e matjeve dhe sot unë disponoj lejen e legalizimeve. Më përpara legalizoheshin vetëm hotele e biznese, i kisha humbur shpresat. Drejtori Disha, jo vetëm që na i hapi derën ne të Librazhdit (se më para në Elbasan nuk kishe shanse) por e provoi dhe që është njeri i thjshtë dhe popullin e ka në vëmendje. Dua të falenderoj publikisht deputetin Taulant Balla për përzgjedhjen e këtyre njerëzve të suksesshëm dhe kryeministrin Edi Rama.
Me të vertetë paska punë dhe jo llafe. Dua ti jap uratën këtij drejtori model, i uroj shëndet e jetë të gjatë në familjen e tij pasi times i zgjidhi hallin. Uroj të mos largohet kurrë nga aty pasi që të gjithë të mbarojnë punë  siç mbarova dhe unë.’ – shton më tej qytetari.
‘E drejtori me thjeshtësinë që e karakterizon ishte shprehur qytetarit se nuk ka bërë asgjë më shumë se detyrën e tij.’
Letër e nënshkruar, A.A
Drejtori Disha është një ndër emrat më të lakuar të Qarkut Elbasanit për punën e mirë në administratë përsa i përket opinionit public. Ai ka një karrierë të gjatë  ku ka shërbyer në Zyrën e Urbanistikës si inxhinier dhe përgjegjës, nga viti 2006 deri në vitin 2013. Nga viti 2014 deri në 2015 ka punuar në ALUIZNI-n e Tiranës.
Ka ushtruar detyrat e specialistit në Sektorin e Çështjeve të Pronësisë, përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve dhe Planifikimit Urban. Në vitin 2015 mori detyrën e specialistit në Sektorin e Legalizimeve dhe Planifikimit Urban në ALUIZNI-n e Elbasanit. Aktualisht është drejtues i ALUIZNI-t të Elbasanit. Telenews.al 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot