Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, September 24, 2017

Librazhd/ Këngëtari Idajet Skura flet për projektet e reja muzikore/ Ja çfarë thotë

 Videoklipi i fundit i këngëtarit nga Librazhdi Idajet Skura pati nje impakt të madh nga fansat e shumtë të tij. 

Kolazh popullor i realizuar më së mirë nga vetë këngëtari dukë shpalosur në një farë mënyrë kulturën edhe traditën popullore muzikore.

I pyetur nga portali ynë ai shprehet se së fundi ka në plan disa projekte muzikore popullore të cilat do të bëhen publike nga vetë këngëtari.
Ai theksoi se: “ Kam në plan disa projekte njëkohësisht por do ti zbulojmë një nga një.  Kolazhi muzikor u prit mirë nga të gjithë fansat pasi për mua ishte videoklipi im i parë edhe të them të drejtën nuk e prisja. Unë sigurisht që nuk do ndalem këtu përkundrazi do jap maksimumin tim duke publikuar videoklipin tim të radhës që i cili do të startojë xhirimet së shpejte. Mund të them se për të gjithë ata që më mbështesin gjej rastin ti falënderoj nga zemra”.

Idajeti, i cili është shumë e kërkuar në dasmat shqiptare, kryesisht në Shqipërinë e mesme shprehet i bindur se muzika popullore dhe ajo folklorike janë më të bukurat që duhet kënduar.

“Zhanri i muzikës time është muzika popullore dhe ajo folk. Në mendje kam një numër të madh këngësh të vjetra popullore që vijnë nga Shqipëria e mesme. Mirëpo, kënaqem kur i këndoj në mbrëmje të ndryshme, ahengje e vikende për mysafirët e mi”, ka thënë ai.








No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot