Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 13, 2017

Librazhd/ Burrit nga Librazhdi i ikën gruaja, denoncon zhdukjen në polici

Një burri nga Librazhdi ka 6 ditë që i ka ikur gruaja nga shtëpia. Dhe ende nuk ka rënë në gjurmë të saj.

N.B., 53 vjeç, banues në fshatin Dardhë, ka thënë para uniformave blu se qysh nga data 7 shtator, nuk di ku ndodhet e shoqja.

Ai ka deklaruar se i është larguar nga banesa pa gjurmë bashkëshortja S.B., 46 vjeçe.
Burri ka deklaruar se mes tyre nuk ka pasur probleme, duke u shprehur i shqetësuar për çfarë mund të ketë ndodhur.

Nga ana e policisë po punohet për gjetjen e saj, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot