
Një djalë i ri ka plagosur veten me armë zjarri, ku paraprakisht policia thotë se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale.
Gjatë ditës së djeshme, e diel, 20-vjeçari A.K., banues në fshatin Dorëz të Librazhdit, ka plagosur veten në fshatin Letëm.
I riu duke punuar si bari tek shtetasi Xh.K,, ka marrë pa leje armën e gjahut tip “teke” të pronarit dhe nga pakujdesia është plagosur në dorë.
Ai u dërgua në spital ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut dhe leja e armës, në pronësi të Xh.K., ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

No comments:
Post a Comment