Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, September 23, 2017

Kush është 32-vjeçari i vrarë nga xhaxhai, la pas dy jetimë

Një 33-vjeçar u vra gjatë ditës së sotme nga xhaxhi i tij, me të cilin ndanin të njëjtin oborr në banesat ku jetonin.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Vojo Kushi” në afërsi të teatrit Migjeni, ku gjatë një konflikti familjar që vijonte prej kohësh, xhaxhai 62-vjeçar Bujar Kuçi ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë ndaj nipit të tij 33-vjeçar, Misad Kuçi, duke i shkaktuar plagë të cilave ai nuk i mbijetoi dot dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Xhaxhi ishte në gjendje të dehur në momentin e krimit dhe mësohet se para se të qëllojë ndaj nipit i është drejtuar me fjalët: Pse nuk më flet? Për shkak se të dy kishin kohë që nuk flisnin me njëri-tjetrin e konfliktet mesa duket kishin nisur pikërisht për oborrin e përbashkët.
Mirsad Kuçi la pas dy fëmijë të mitur. Ndërkohë 62-vjeçari është arrestuar nga policia e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet reale të kësaj ngjarje të rëndë brenda familjes me një viktime.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot