Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, September 5, 2017

Kur Edi Rama do të bëjë për budallenj shqiptarët! Ja sa KEQ e ka pësuar kësaj here

Kur Edi Rama do të bëjë për budallenj shqiptarët! Ja sa KEQ e ka pësuar kësaj here I njohur për qajsen e tij “absolutiste” në media dhe kujdesin e tepërt që i kushton paraqitjes në kamera, kësaj here kryeministri Edi Rama ka kaluar vetveten!
Prej dy muajsh Shqipëria u dogj nga të katra anët dhe falë shiut vetëm dita e djeshme nuk ka shënuar vatra të reja zjarri, kurse sot, kryeministri ka vendosur të reklamojë në mënyrën më të shëmtuar një arritje të zjarrfikësve.
Kryeministri (ose më saktë i gjithë stafi që punon për facebook-un e Ramës) ka postuar letrën e javës, një shkrim me 3 paragrafë me një emër në fund të tij. Sipas letrës e cila është nënshkruar nga një qytetar me emrin Ervin Kaci, zjarrfikësit kanë kryer detyrën e tyre duke parandaluar djegien e shtëpisë së personit të sipërpërmendur.
Rama e ka postuar në rrjetin social letrën, por jo një kopje origjinale të saj, pasi shkrimi duket sikur është i porositur.
Në tekstin e shkurtër ka disa nota të habitshme, si ajo ku qytetari shkruan se zjarrfikësit erdhën shpejt dhe të veshur me mjete kundër zjarrit (pse si duhet të vinin, të zhveshur?!)… apo rasti ku po në letër, shkruhet se zjarrfikësit shpëtuan të ëmën e atij që ka shkruar letrën, e cila po luftonte me flakët duke u hedhur ujë me tenxhere (?!).
Ka një arsye se përse letra është quajtur nga Rama si LETRA E JAVËS… për faktin e thjeshtë se në letër, falenderohet kryeministri, edhe pse ai nuk ka bërë kurrfarë gjëje!
Ja pse kësaj here, kryeministri ja ka kaluar dhe vetes...
LETRA E JAVËS
Përshëndetje Kryeministër,
Doja të ndaja me ju një episod shumë domethënës që më ndodhi sot në mëngjes. Isha në punë dhe më telefonon motra që shtëpia po merrte zjarr prej një difekti të bombulës së gazit. M'u deshën 10 minuta të ftillohem për të kuptuar çfarë duhet të bëja. Ndërkohë që nisem drejt shtëpisë mora zjarrfikësin në telefon.
Sa arrita në shtëpi, për dy minuta erdhën zjarrfikësat. Ishin të veshur dhe me mjete kundër zjarrit. Për 5 minuta arritën të neutralizonin rrezikun dhe shpëtuan shtëpinë dhe jetën e nënës sime që nuk pranonte ta linte shtëpinë dhe po luftonte me flakën për ta shuar me tenxhere me ujë.
E shkruajta këtë sepse jam shumë i prekur nga çfarë ndodhi, pasi nuk kisha testuar ndonjëherë, apo të prisja të më përgjigjej shteti dhe doja të falenderoja dikë me mirënjohje.
Ervin Kaci
Të shumtë kanë qenë komentuesit që i kanë kthyer përgjigje kryeministrit. Ne vendosëm të publikojmë disa prej tyre, që mbase tregojnë më shumë se LETRA E JAVËS, ose të paktën, flasin për një aspekt që Rama nuk do ta shohë. Po publikojmë disa, pasi po të lexosh qindra komentet nuk ka një që “lavdëron” letrën dhe kemi “merak” se kryeministri do të mërzitet.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot