Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, September 18, 2017

Krimet e Rënda japin vendimin për vrasësit me pagesë, burg përjetë për Admir Tafilin

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dhënë dënimet për bandën e vrasësve me pagesë, në krye të së cilës ishte Admir Tafili. Tafili është dënuar me burgim përjetë.
10 vite burg për Kristi Pinen (Nga burgim i përjetshëm , përfiton si i penduar)
5 vite burg për Fatos Kokën 25 vite burg për Dritan Peksanin 27 vite burg për Alfred Qefaliajn 20 vite burg për Klajdi Shermandhi 35 vite burg për Elson Merdanin 3 vite për Dhimitër Zikon 8 vite burg për Aleksandër Gora 4 vite burg për Alban Beqiraj
Në gjykim kanë qenë 13 persona, pjesë e grupit që drejtohej nga Admir Tafilaj, të cilët akuzohen për vrasje me pagesë. Tre prej anëtarëve të grupit akuzohen për "krijim të grupit të strukturuar kriminal" dhe "vrasje me paramendim", ndërsa të tjerët për vepra të rënda penale si "vrasje", "vetëgjyqësi", "sigurim kushtesh për kryerjen e veprës penale", "armëmbajtje pa leje".
Admir Tafilaj i drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin m burgim të përjetshëm për krime të tjera. Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin ndaj të pandehurve në shkurt të vitit 2016 në bazë të informacionit të referuar nga Policia e Shtetit.
Në përfundim të hetimeve nga ana e Prokurorisë janë ngritur akuzat si më poshtë.
Admir Tafilaj akuzohet për: “Vrasje me paramendim”;“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;  “Vetëgjyqësi”; “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”; dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Kristi Pine, akuzohet për:“Vrasje me paramendim”, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;  “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;“Prodhimi dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;“Krijimi të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe  “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Elson Merdani, akuzohet për: “Vrasje me paramendim”; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dy herë, “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”; “Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Dritan Peksani akuzohet për: “Vrasje me paramendim”. Alfred Qefalia, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”. Adrian (Isuf) Uzuni akuzohet për: “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.
Klajdi Shermadhi, akuzohet për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”. Aleksandër Gora, akuzohet për: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”; “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Fatos Koka, akuzohet për: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Albano Beqiraj, akuzohet për: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Dhimitër Zito, akuzohet për: “Moskallzimi i krimit”. Kalem Hyka akuzohet për: “Vetgjyqësi” kryer në bashkëpunim. Besnik Daci akuzohet për:  “Vetgjyqësi” kryer në bashkëpunim. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot