Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, September 15, 2017

Krim brenda familjes, shqiptari qëllon për vdekje gruan me thikën e kuzhinës

Një krim i rëndë në familje është regjistruar mesditën e sotme ku një burrë shqiptar ka vrarë me thikë ish gruan e tij me kombësi rumune me banim në komunën Casale Monferrato (Alessandria) të Italisë.
Sipas mediave italiane 49 vjeçari shqiptar Kujtim Hasana ka goditur me thikë kuzhine ish- bashkëshorten e tij Elena Seprodi duke e lënë të vdekur.
Sipas policisë italiane ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe në momentin e mbërritjes së tyre në vendin e ngjarjes 49 vjeçari mbante ende në dorë thikën e krimit dhe duart i kishte të lyera me gjak.
Po sipas të njëjtave burime Hasana nuk u përpoq as të largohej dhe as t’i shpëtonte mbërritjes së karabinierëve, por qëndronte i ulur pranë trupit të pajetë të Elenës e cila qëndronte e shtrirë përtokë.
Çifti, i cili kishte një djalë, ishte ndarë para disa kohësh, ndërsa mësohet se grindeshin shpesh për çështje parash apo ngjarje të kaluara, që lidhen me çështje tradhtie, raportojnë mediat lokale.
Para banesës ku ndodhi krimi, ku jetonte gruaja, por ishte në pronësi të shqiptarit, ishte një patrullë e policisë bashkiake që kanë dëgjuar ulërimat e viktimës.
Kur shkuan në banesë, gjetën para syve skenën e krimit të shëmtuar. Më pas, lajmëruar karabinierët, të cilët gjithashtu shkuan në vendngjarje, duke arrestuar shqiptarin si autorin e dyshuar të krimit.  

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot