Prej disa kohësh gazetari Blendi Fevziu është duke u përgatitur për festën dhe maratonën në nder të 20-vjetorit të emisionit ‘Opinion”.
Ndër të ftuarit që do të jenë pjesë e kësaj maratone do të jetë edhe ish-Kryeministri Fatos Nano. Ka qenë vetë gazetari i njohur i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur rikthimin e Fatos Nanos në ekran.
“Fatos Nano rikthehet me nje rrefim te shkurter ne 20 vjet Opinion. Pushteti, mirenjohja dhe mosmirenjohja. #20vjetopinion Takimi me 7 Shtator,”-ka shkruar Fevziu krahas fotos së bashku me Nanon në intervistën e bërë shumë vite më parë./Gazeta Express/

No comments:
Post a Comment