Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, September 19, 2017

"Kërcënimi" i çuditshëm i Bashkiakes: Po ju kapëm bagëti jashtë stalle....

Bashkia e Sarandës ka bërë ditën e sotme një njoftim të çuditshëm për të gjithë fermerët. Kjo bashki u kërkon atyre që të mbajnë kafshët në stalla, pasi po dëmtojnë rëndë turizmin.
Me një paralajmërim kërcënues, Bashkia Sarandë thotë në postimin e bërë në rrjetet sociale, se nëse kafshët kapen jashtë stallës, do të theren.
Njoftimi i Bashkisë Sarandë:
Njoftohen të gjithë qytetarët, banorë të Sarandës dhe Ksamilit, që mbarështojnë bagëti në këto territore, se Bashkia do të ndërmarrë veprime me tolerancë zero në zbatim të ligjit, për të ndarë përfundimisht turizmin nga bagëtitë.
Në çdo rast që do të kapen të imta dhe gjedhë jashtë regjimit stallor, në qendrat e banuara te këtyre territoreve, ato do të përfundojnë në thertore dhe mishi i tyre do të jepet për konsum falas në institucione sociale etj.
Është hera e fundit që mbarështuesit e bagëtive të imta apo gjedhë, porositen t’i mbajnë në regjim stallor, ose t’i tregtojnë ato apo t’i therin dhe t’i konsumojnë vetë, përpara se të sekuestrohen dhe çohen në thertore. Bashkia Sarande

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot