Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 7, 2017

Ja kush është misteri i rrugës Egnatia që nuk u zbulua kurrë




Rruga Egnatia, për të cilën flasin historianët Polibi dhe Straboni(63-20 para krishtit), kishte dy degëzime në Adriatik;- e para në Apolloni dhe e dyta në Durrës, ku si njëra dhe tjetra takoheshin në Klaudiana(Peqin). 

Duke iu ngjitur maleve, ajo u shtri në fillim deri në Thrakë, me vonë deri në Bosfor, dhe më tej deri në Persi. Distancat shënoheshin me gurë ushtarakë. Çdo përrua, çdo lumë i madh apo i vogël, kishte nga një urë shumë të fortë. 

Dëshmi e kësaj eshte edhe sot e gjithë ditën ura afër fshatit Xibrakë, Librazhd. Kuajt e postës vendoseshin në distanca të caktuara. Çdo guvernator apo çdo zyrtar udhëtonte lirisht, por për civilët ishtë e nevojshme një leje e shkruar. Duke  nisur nga Adriatiku, kalonte në Piloni ose Diavati që ndante Ilirinë nga Maqedonia. Rruga Egnatia kalonte nëpër të. Duke u zgjatur më tej në malin e Peristerit, ajo arrinte në Pelagoni(Bilishti). 

Nga këtu zgjatej drejt Linkestëve(Follorina) merrte drejtimin për në qytetin e Edesës(Vodenë) dhe të Pelës drejt Selanikut. Në rrugën Egnatia, përpara Diavatit apo Pilonit, gjendet Lyhnidin(Ohrin) dhe liqeni i tij, Pont Serviliumin mbi Drin në rrethinat e Strugës dhe stacioni i Tre Tabernave(Tri hanet e Domuzderit;-Quksi i sotëm), pastaj në qytetin e Skampinit, dhe kryqëzohej në Klaudianën në rrethinat e Elbasanit.

Image result for rruga egnatia

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot