Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, September 25, 2017

Hurma/ Fruti magjik që pak e keni njohur. Sëmundjet që kuron dhe disa kuriozitete për pemën më të mirë në botë



Hurma është konsideruar si pema më e mirë në botë për shëndetin tonë për shkak të vitaminave A dhe C, proteinave, yndyrave, kripërave minerale dhe përmbajtjes së lartë të hekurit. Hurma shërben për një sërë sëmundje si anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat teroide, dhimbjet e barkut si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.

Ato për organizmin janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrorë dhe për punë të mirë të zorrëve. Sheqeri natyror, i cili gjendet në hurma, është alternativë e përsosur për sheqerin e zakonshëm. Ajo përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë.Sipas përbërjes së tyre hurmat janë tableta të vërteta multivitaminësh natyrorë, që mund t’i përdorin fëmijët dhe të rriturit. Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinës, hurma quhet edhe “vitamina për sy”.

Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, në gratë shtatzënë ajo ndihmon ne lindje normale dhe pa probleme. Hurma mund të përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Nëse konsumojmë 1 hurmë në ditë i bëjmë një nder të madh organizmit, pasi mund të marrim një sasi të konsiderueshme vitaminash. Hurma mund të ndihmojë në pastrimin e mushkërive, të asgjësojë nxehtësinë e brendshme, të parandalojë dizanterinë, të nxisë funksionin tretës etj. Hurma është e pasur n karotene, riboflavin, vitaminën C dhe proteinë.

OrigjinaKina është vendi i origjinës i hurmës, e cila ka një histori të mbjelljes më shumë se 1000 vjet. Ky frut ndahet në dy lloje: hurma e ëmbël dhe hurmë rrudhëse. Lloji i parë mund të konsumohet drejtpërdrejt, ndërsa lloji i dytë kërkon lënien për një kohë në ujë të grohtë etj. Hurma është e pasur në glukozë, saharozë, frutozë etj., prandaj ajo është shumë e ëmbël. Konsumi i hurmës mund të sjellë ndjenjën e ngopjes më shumë se konsumi i një molle apo dardhe. Hurma e freskët përmban edhe shumë jod, i cili mund të parandalojë dhe përmirësojë problemet me tiroiden.

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot