“Asgjë nuk e justifikon vrasjen që kam bërë, por ajo grua më çoi në ekstrem, ç’i desha trutë e mi... që mora atë për grua”
Këto janë fjalët që janë përplasur në muret e burgut, ku do të qëndrojë për 35 vite Ferdinand Ruko, 52 vjeçari që vrau gruan e tij vitin e shkuar në qytetin e Fierit.
Në një intervistë për gazetaren Erjona Rusi në emisionin “Pasditja ime” në TVSH, Ferdinand Ruko tregon shenja të pendesës, kokën nuk e mban ulur, por zëri i tij është i lartë kur deklaron se gruaja e tij Liljana Ruko e dhunonte psikologjikisht dhe se ai vetë, nuk ka qenë kurrë shkak i përplasjeve dhe dhunës.
I vetmi gabim të cilin Ferdinand Ruko e pranon hapur, është se ai u dashurua “me atë grua”.

No comments:
Post a Comment