Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Cërrik, ku Emiljan Xhika, 23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë, u arrestua nga specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, me akuzën e përdhunimit.
Policia njoftoi se ndalimi i tij u bë pasi më datë 17.08.2017 në fshatin Banjë, në mjetin e tij dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Ndërkohë mësohet se vajza që u përdhunua është vetëm 10-vjeçare. “News 24” raporton se djali e takoi atë në rrugë dhe aty e tërhoqi me dhunë dhe e futi brenda automjetit te tij, ku edhe e përdhunoi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur” parashikuar nga nenet 100 dhe 103 të Kodit Penal.

No comments:
Post a Comment