Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, September 22, 2017

Gramsh/Tenton të vrasë fqinjin, arrestohet në flagrancë 51 vjeçari

Tenton të vrasë me armë gjahu fqinjin e tij, arrestohet në flagrancë nga policia autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në fshatin Taragjin
Gjatë kontrollit të banesës të arrestuarit i gjenden dhe i sekuestrohen nga Policia 13 copë fishekë armë gjahu.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policië Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Luan Taragjini, 51 vjeç banues në fshatin Grabovë Gramsh.
Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 21.09.2017 në orët e para të mëngjesit, në fshatin Taragjin, Njësia Administartive Lenie Gramsh, dyshohet të ketë tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin L.T., 60 vjeç banues në fshatin Grabovë Gramsh.
Shtetasi L.T, është dërguar menjëherë në spitalin e Gramshit, ka marrë dëmtime në krahun e djathtë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të banesës, grupi hetimor, i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 copë fishekë armë gjahu.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi L.T, në orët e para të mëngjesit të datës 21.09.2017 kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur për të shkuar në Korçë, pasi ka ecur 10 min në këmbë, në fshatin Taragjin dyshohet të jetë qëlluar me armë gjahu nga shtetasi i arrestuar nga ana e policisë si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.
Policia vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 280 të Kodit Penal
Image result for gramsh

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot