Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 6, 2017

Gramsh/Cërrik-Ujqërit bëjnë batërdinë. Hanë dhjetëra bagëti dhe kacafyten me njerëzit. Rrëfimi tronditës i bariut

ga editori, infoelbasani.al
Ujqërit terrorizojnë banorët e Sulovës dhe Gramshit. Bilanci është dramatik; dhjetëra kokë bagëti të ngrëna, qen të mbytur dhe kacafytje me bari e njerëz.
Rasti më ekstrem i përket fshatit Qafë në Njësinë Administrative Klos. Por ujqërit kanë sulmuar edhe tufat e bagëtive në Masrek të Gramshit dhe në fshatrat Dëshiran e Grekan. Duket se pylli i Grekanit është kthyer në strofkullën e tyre.
Shpesh çobenjve u është dashur të kacafyten vetë me ujqërit pasi ata kanë nënshtruar edhe mbytur edhe qentë, transmeton infoelbasani.al.
Vetëm në tufën e blektorit Isa Musa në fshatin Qafë, ujku ka mbytur 30 krerë dhi. Në fshatin Masrek të Gramshit ujqërit kanë ngrënë mbi 40 krerë dhi.
Barinjtë tregojnë se kanë armë, por nuk po ia dalin dot. Edhe nuk mund ti përdorin për shkak të moratoriumit. Por sërish nuk kanë mundësi të ndalojnë lukuninë që është shtuar së tepërmi.
Fermeri Isa Musa tregon: Jemi të frikësuar. Kurrë më parë nuk na ka ndodhur kështu. Mua më kanë ngrënë  30 kokë dhi dhe më ka mbytur 3 qen.  Me punën dhe kursimet e djemve kisha 300 krerë dhi. Tani kam 270. 30 krerë mi hëngrën ujqërit gjatë verës. Pra gati një kope me dhi. Çdo ditë pothuaj ndeshemi me ujqërit. Nuk e kuptojmë. Sapo nxjerrim tufën në kullotë, veç kur i shohim me dhinë e kapur për fyti. Kam qëlluar disa herë. Më kanë mbytur edhe qentë. Një ditë u përballa vetë por nuk deshi tia dijë. Janë bërë si qen të urtë e shëtisin lirshëm kudo në kodrat dhe pyjet pranë nesh.  Nuk dimë çfarë të bëjmë.
Një banor nga fshati Grekan tregon tmerrin që ka parë me sy. “Kemi pyllin pranë fshatit. Një natë më ka dalë ujku përpara. Nuk kisha asgjë në duar. Kapa një dru aty pranë për tu mbrojtur. Pasi më shikoi një copë herë në sy iku. Unë nuk lëviza. Shpëtova mirë sepse ishte një ujk i vetëm. Banorët e tjerë të fshatit i kanë parë edhe ditën. Janë shtuar shumë. Ne kemi frikë të kalojmë nga pylli. Madje mund të them se sapo bie nata në futemi në shtëpi nga frika e ujkut. Kemi hallin e fëmijëve. Nuk dimë çfarë të bëjmë.
Është hera e parë në gati gjysmë shekulli kur ujqërit kanë zbritur në zona të ulëta dhe po bëjnë kërdinë. Infoelbasani.al

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot