Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 7, 2017

Gramsh/ Rrezikojnë të dalin në qiell të hapur 100 familje. Flet specialistja e bashkisë: Ja shkaku

Pak muaj më parë Auditi i Kontrollit të Shtetit në Bashkinë Gramsh ka probleme financiare dhe për këtë qëllim la disa detyra. Këto probleme kanë ardhur si pasojë e mospagesës së vlerës së qerasë për objektet e dhëna me qira nga bashkia.
Sipas specialistes së Menaxhimit të Asetave Dhurata Çimo auditi bën fjalë për periudhën 3 vjeçare 2013-2016. Bashkia kishte lidhur 100 kontrata me persona në nevojë, kryesisht familje të pastreha. Janë paguar vetëm 6 kontrata dhe borxhi që ata i kanë bashkisë arrin në 60 milion lekë të vjetra.
“Sipas rekomandimeve të lëna nga KLSH kemi njoftuar qytetarët për shlyerjen. Sipas kontratës ata kanë pranuar që do të paguajnë në kohë të gjitha detyrimet dhe se këto detyrime duhet të shkojnë patjetër në arkën e shtetit”, nënvizon specialistja. Infoelbasani.al

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot