Një qytetare nga qyteti i Gramshit ka denoncuar ditën e sotme
skandalin e prerje e druve pa leje në pyjet e Koshnicës.
Ajo shpreh shqetësimin
e saj se askush nuk kujdeset për pyjet e Gramshit duke lejuar keqbërësit ta
shkatërrojnë atë për interesa personale materiale. Madje denoncuesja në fjalë
ka akuzuar publikisht policinë e Gramshit se po korruptohen me një tekë raki
dhe pak gjizë. Ja si shprehet ajo ndër të tjera:
“Qytetarja ka sjellë disa foto
me dru të prera nga pylli i Koshnicës dhe me ironi shprehet se “Erdhi dimri
thuaj ka "ftohte" xhepi do ngrohur. Ore dini gjë kush kujdeset për
pyjet tona ne Gramsh, se mesa di unë nuk kemi me polici pyjore. Apo korruptohet
kollaj thuaj policia ne Gramsh 1 teke raki dhe pak gjize.”
Ndërkohë policia është duke hetuar çështjen në fjalë për të
zbuluar autorët e kësaj vepre të shëmtuar.

No comments:
Post a Comment