Pas një lajmi i cili është
publikuar nga portali “Infoelbasani.al” ku Këngëtari i talentuar nga Gramshi
Vilson Zani mendohet se ka vjedhur tekstin e poetit Abedin Murati, por ja kush është
e vërteta?!
Këngëtari 22-vjeçar
Zani ka publikuar në kanalin e tij në
Youtube këngën “Goropari” e cila është regjistruar në një dasmë. Akuza kundrejt
Vilson Zanit është thjeshtë për çështje personale ose i quajtur “Fiksim” nga
poeti i cili pretendon se i është vjedhur kënga.
Ndërkohë gjithçka është sqaruar midis dy artistëve, por
gjithsesi kjo ngelet një njollë për këngëtarin e talentuar të qytetit të
Gramshit Vilson Zani. Ja si shprehet ai:
“Nuk ka fjalë të them për këtë lajm pa vlerë edhe një turp që
përdoret mbi të gjitha emri i Gramshit nga ajo që kam lexuar pak minuta më parë.
Unë marrë pjesë në shumë dasma edhe gëzime familjare ku këndoj me dhjetëra këngë
përfshirë edhe këngën e poetit të mirënjohur Abedin Murati. Nuk e kuptoj pse
duhet bërë kaq e madhe por gjithsesi unë jam sqaruar me Abedinin madje unë e kam edhe mikun tim të vjetër”-
shprehet ndër të tjera këngëtari.
Kënga nuk është përdorur për qëllime komerciale dhe këtë
Vilsoni e ka te dëshmuar edhe më herët.

No comments:
Post a Comment