Aksidentohet një fëmijë 5 vjeç në Gramsh.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme përballë zyrave të kompanisë Statcraft.
Një automjet tip BMW ka përplasur fëmijën duke i shkaktuar dëmtime në trup. I mituri quhet I.Z si dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Gramshit dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

No comments:
Post a Comment