Post Top Ad
Your Ad Spot
Saturday, September 30, 2017
Home
LAJME
Sociale
Gostimë-Cërrik/ E rrallë në Shqipëri, shkolla mban emrin e nxënëses për një arsye të veçantë
Gostimë-Cërrik/ E rrallë në Shqipëri, shkolla mban emrin e nxënëses për një arsye të veçantë
Është e vetmja shkollë që ka emrin e një nxënëseje dhe kurioziteti për të mësuar arsyen solli dhe një fakt tronditës në historinë e saj.
Ndodh në Gostimë të bashkisë Cërrik dhe shkolla e mesme e përgjithshme mban emrin “Miranda Baku”.
Nuk është as dëshmore, as studiuese, as kontribuese për një fushë të caktuar, por fati i saj tragjik bëri që njësia e dikurshme ti vendosë emrin shkollës. Miranda Baku ka qenë nxënëse e shkollës së mesme në periudhën 1991-1995.
Nxënësja e kësaj shkolle në vitin 1995 humbi jetën gjatë një ekskursioni me klasën në Divjakë. Bashkë me të u mbyt edhe një tjetër nxënës që tentoi ta shpëtonte.
Me propozim të Këshillit Pedagogjik i asaj kohe, këshilli i komunës Gostimë dhe kryepleqtë e fshatrave në 27 dhjetor të vitit 2001 u vendos që kjo shkollë të mbajë emrin “Miranda Baku”.
Edhe pse është vendosur ky emër gjithmonë ka pasur debate dhe diskutime nëse duhet që shkolla të ketë një emërtim të tillë.Banorë të Gostimes shprehen se kjo ishte një fatkeqësi për dy ish nxënës, por kjo nuk do të thotë se një institucion duhet të mbajë emrin e një prej tyre.
Tags
LAJME#
Sociale#
Share This
About Telegraf Albania
Sociale
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment