Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme komisariati i policisë Nr.4 ka proceduar penalisht 22 vjeçaren B.L., banuese në Tiranë.
Procedimi penal ndaj saj filloi pasi, në urgjencën e Spitalit të Pediatrisë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushte, infermieren e spitalit, shtetasen G.P., 35 vjeçe banuese në Tiranë, me pretendimin se kjo e fundit nuk i mbante fëmijën në spital.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20, kohë kur në atë spital ka edhe shumë fluks pacientësh.
Krahas të çarave në fyt dhe gjoks, infermierja ka marrë të goditura në ije dhe bark. Para familjes në fjalë ndodheshin edhe shumë prindër të tjerë me fëmijë të cilët prisnin të njëjtin shërbim.
Të tmerruar nga skenat në fjalë stafi në turn kanë njoftuar forcat e rendit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 22 vjeçares B.L., për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës"


No comments:
Post a Comment