Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 7, 2017

“Gjuha e trupit tënd më thotë se...” Edi Rama ngacmon gazetaren (Video)

Nga Velipoja, aty ku është mbledhur i gjithë kabineti qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim pune me disa gazetarë, ku është folur për një sërë çështjesh.

Rama ka qenë në tavolinë i ulur me 3 gazetarë, ashtu siç ndodhi në mbledhjen e parë informale të qeverisë në Llogara. Edhe kësaj here kryeministri ka zgjedhur dy gazetare femra dhe një mashkull.
Njëra ndër pyetjet e drejtuara nga një gazetare ka qenë ajo në lidhje me një zgjedhjet të mundshme të Majlinda Bregut si kryenegociatoren e Shqipërisë për BE-në, një përgjigje e pasuar nga një parashtrim i gazetares se dihet se kryeministri ka një qëndrim “të zbutur” kur fjala vjen për ish deputeten e PD-së.
Kryeministri ka deklaruar se nuk ka asnjë qëndrim “ndryshe” për politikanen, por në këtë moment gazetarja është shprehur se e tradhëton gjuha e tij trupore.
Kreu i qeverisë nuk e ka harruar këtë detaj dhe në përfundim të diskutimit ka ngacmuar pikërisht gazetaren. Biseda nuk zgjati shumë dhe gazetarët kishin ende pyetje. Atëherë kryeministri i tha gazetares:
“Gjuha e trupit tënd më thotë se ke akoma shumë pyetje për të bërë, por për efekt kohe…”.
 “Gjuha e trupit tënd më thotë se...” Edi Rama ngacmon gazetaren (Video)

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot