Tek ajo gjen një
energji e cila lokalizohet në shumë drejtime. Jemi duke folur për Era Çelën,
këngëtaren apo gazetaren nga Librazhdi.
Sigurisht nuk jemi fokusuar vetëm tek
ana profesionale, pasi nuk mund të ishte një instervistë pa u ndalur edhe tek
pushimet, pa u ndalur tek miqtë apo tek Era jashtë kornizës profesionale. Si
rrëfehet Era në një intervistë për Shekulli.
Era si ishte kjo verë
për ju?
Së pari dua t’ju
falenderoj nga zemra për këtë intervistë. Kjo verë për mua ka qenë plot me
angazhime me koncerte, dasma e gëzime familjare ende s’po gjejmë pak kohë
të pushojmë pak, mundohemi të bëjmë pak pushim ndonjë ditë që nuk jemi të
ngarkuar me ndonjë aktivitet.
Jeni e angazhuar në
disa drejtime si gazetari, muzikë, mësuesi, letërsi… si është Era në secilin
profesion?
Eh! E vërtetë,
unë do thoja se secila ka atë kënaqësinë e vetë, mundohem të jap muksimumin tim
në secilën prej tyre. Të flas për gazetarinë është një punë që e bëj me
dashurinë më të madhe e dua fort këtë profesion dhe jam munduar të jap më të
mirën time, është i vetmi profesion që nuk më lodh as ditë e as natë. Të
flas për muzikë di të them se unë jam në hapat e parë, por muzika është pasioni
im më i madh, e dashuroj shumë.
Megjithatë besoj se nga pasioni dhe dëshira e
madhe për të punuar jam e sigurt që do të jap më të mirën nga vetja.
Mësuesia, këtu më ktheve disa vite mbrapa … Një punë që unë e kam bërë
për katër vite. Të japësh dije nga vetja tek të tjerët duke edukuar breza
është gjëja më e bukur që një njeri mund të bëj. E adhuroj si profesion dhe jam
munduar që katër vite që unë kam punuar të isha sa më korrekte në punën e bukur
të mësueses. Por, ajo që është më e veçatë këtë është fakti se mësuesia
do më shumë përkushtim seriozitet, por mbi të gjitha vullnet për të
punuar .
Sa për letërsinë është një tjetër pasion i imi, të cilin mundohem ta
shpreh sa herë që mua më jepet mundësia. Unë kam botuar librin tim të parë
publicistikë e së shpejti do të kemi dhe projekte të tjera . Pra, në
secilin profesion që ju keni përmendur Era mundohet të jetë profesioniste e të
japë më të mirën e saj kudo që të jetë. Unë mendoj nëse ke dëshirë dhe vullnet
për të punuar çdo gjë shkon mirë.
Nga Librazhdi, jeton në
Tiranë, ndërsa fundjavat janë gjithmonë në Durrës, si është jeta
juaj e ndarë mes 3 qyteteve?
Një pyetje e bukur… e
cila më kthen sërish kohë pas. Librazhdi është vendlindja ime dhe nga ky qytet
kam kujtime të bukura , por mbi të gjitha nga ky qytet kam këtë emër që unë jam
sot.
Nga Librazhdi im i vogël ka nisur çdo gjë e bukur e imja, nga ky qytet kam
hedhur hapat e parë në gazetari ku nuk reshta së dhëni kronika pa fund në
ora neës dhe shkrime pa fund ne median e shkruar. Po ashtu në këtë qytet
kam prezantuar shumë aktivitete kulturore, seminare, gjithashtu nga ky
qytet kam filluar dhe të këndoj.
Në këtë qytet kam punuar mësuese për katër
vite e kam nostalgji për ish-nxënësit e mi që dhe tani kur shkoj më
përshëndesin e kjo është ndjesia më e bukur. Kam mall për këtë
qytet, kujtoj me nostalgji të gjitha vite që kam kaluar aty.
Po në këtë qytet kam
kaluar vitet e mia më të bukura të fëmijërisë që i kujtoj me shumë dashuri.
Tirana qytet ku jetoj prej katër vitesh.
Pas shkëputjes nga Librazhdi vendosa
të jetoj në Tiranë për një të ardhme më të mirë ku fillova punë si gazetare,
por sigurisht hapësirat për t’u marrë me muzikë janë më të mëdha. Këtu kaloj
mirë me miqtë e me mikesha, pas këtyre viteve qëndrimi kam kujtime të bukura. Kurse
qyteti i Durrësit ku unë gjendem çdo fundjavë jeton familja ime që unë jam
shumë e lidhur dhe nuk mund të rri pa i takuar çdo fundjavë.Gjithashtu,
në Durrës kam mbaruar gjimnazin dhe kam kaluar moshën time më të bukur
adoleshencën ku kam kujtime pa fund të bukura. Me Librazhdin më
lidh malli për vendlindjen, me Tiranën më lidh puna se aty punoj ,e me Durrësin
me lidh familja dhe adoleshenca ime, tre qytete që zor t’i ndaj nga
njëri-tjetri .
Çfarë projektesh do
kemi nga ju në muzikë dhe letërsi?
Së shpejti do të
nxjerrë këngën time të re së bashku me klip, besoj fillimi i shtatorit do
jetë në transmetim e po ashtu së shpejti del në botim libri im i dytë, po
këtë herë me poezi. Do të kemi dhe projekte të tjera nga ana e
profesionit por më mirë le mos i themi të gjitha të mbeten ca surprizë (qesh).
E guximshme… a mund të
kujtoni ndonjë “çmenduri” që tani pas shumë kohësh kur e kujtoni ju bën të
qeshni?
Kam shumë guxim dhe
goxoj për gjëra të mëdha e them me vete të dalë ku të dalë ,se mbi të gjitha po
nuk guxove gjërat nuk vijnë vetë .Unë gjithmonë që e vogël vetëm çmendurira kam
bërë se kam qenë gjithmonë tip mistreceje (qesh). Nuk i lija dy gurë bashkë.
Por, ajo që unë kujtoj kur punoja korrespodente e ora neës ishte dimër e
kishte ndodhur një aksident në Qafë-Thanë e më duhej të shkoja në vendngjarje
por ishte rruga e bllokuar e nuk lëvizje dot pa zinxhirë në makine, por
unë as që e çava kokën fare por u nisa drejt Qafë Thanës duke rrezikuar
sigurisht. Më kujtohet si tani që kam qenë e vetmja në timon që po
qarkulloja e derisa kolegët e tjerë ishin të parkuar rrugës, unë xhiroja
gomat, por në fund ia dola se për fatin tim të mirë kisha makinë të
sigurte me rrota aktime e në moment që u futa të raportoj “ live”, nga studjo
më thanë “ Era je e çmendur po si mbërrite deri atje” (qesh). Po ashtu kam bërë
çmenduri me shoqërinë pa fund, por që për momentin nuk po më kujtohen.
Si është Era në raport
me miqtë?
Era në shoqëri është
gjithmonë e dashur dhe e qeshur ,e sjellme e me edukatë. Jam e lumtur që kam
miq dhe mikesha shumë të mirë, që unë kaloj kohën time të lirë me ta,
duke dalë për dreka apo darka e duke i futur një dorë të qeshura . Janë miqtë e
mikeshat e mia që mua më bëjnë të lumtur në momente që vërtet kam nevojë. Dhe
me këtë rast dua t’i falenderoj nga zemra për kohën që kalojmë me njëri-tjetrin
.
Një tjetër veçori e
juaja është mirësia… jeni gjithmonë e gatshme të ndihmoni.
Unë në fakt që e vogël
i ndihmoja shokët e shoqet e mia dhe me ka mbetur si karaktetistikë imja më e
fortë, njerëzit gjejnë mbështetjen që duan tek unë. Gjithmonë jam me parimin
bëj mirë se gjen mirë. Mendoj se të gjithë kemi nevojë për njeri-tjetrin,
pse jo kush më pak e kush mës shumë. Sidomos talentet e rinj gjithmonë i
motivoj e i promovoj sa herë mua më jepet mundësia e për këtë jam krenare për
veten time se të pakten kam respektin njerëzor.
Dashuria për ju më
shumë se çmenduri apo thjesht një ndjenjë?
Dashuria për mua është
një ndjenjë e bukur që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, lum ai /ajo që e
përjeton. Është gjëja më e bukur që njeriut mund t’i ndodhë. Falemindrit për
intervistën dhe ju uroj punë të mbarë!

No comments:
Post a Comment