Post Top Ad
Your Ad Spot
Saturday, September 30, 2017
Home
Sociale
Flet Artan Hoxha: Ju tregoj hotelin ku flenë deputetë e ministra në Elbasan, pronë e Çapjave
Flet Artan Hoxha: Ju tregoj hotelin ku flenë deputetë e ministra në Elbasan, pronë e Çapjave
Lidhja e politikës me krimin, vitet e fundit ka marrë përmasa të frikshme. Politikanë të cilët drekojnë me kriminelë, shkojnë pushime me njëri-tjetrin apo në disa raste përfshihen bashkarisht në biznese, e ka bërë vendin tonë tepër të pasigurt.
Gazetari Artan Hoxha, në intervistën e dhënë për Tpz.al, deklaroi se fisi Çapja në Elbasan, mbi të cilën rëndojnë një sërë ngjarjesh kriminale, zotëron disa prona, mes tyre edhe një hotel.
Ky hotel quhet Univers, është me 4 yje dhe shpesh është përdorur për aktivitetet politike. Artan Hoxha ka shkuar edhe më tej duke thënë se në këtë hotel kanë fjetur me dhjetra politikanë, ministra, madje edhe kryeministraHoxha tha:
Gjëja që e bën të veçantë Elbasanin, është fakti që çuditërisht, grupet kriminale që marrin nën kontroll qytetin, ndryshojnë sa herë që ndryshojnë interesat politike në Shqipëri. Pra, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike 8 vjet, kontrolli i qytetit të Elbasanit ka qenë kryesisht nga fisi Çapja dhe rrjeti shoqëror i tyre. Ka qenë një grup i fuqishëm, të cilët tashmë kanë biznese ilegale, kanë disa lloje biznesesh, por mes tyre është një kompleks i shërbimit social ku përfshihen restorante, hoteleri… dhe është kompleksi ku kanë qëndruar të gjithë kryeministrat e Shqipërisë. Ku qëndrojnë të gjithë politikanët kur shkojnë në Elbasan, ku qëndrojnë të gjithë personalitetet kombëtare që vijnë dhe luajnë në Shqipëri, sepse prej 4 vitesh Elbasani është bërë njëkohësisht dhe shtëpia e kombëtares. Ka qëndruar që nga Kristiano Ronaldo dhe merri me radhë të gjithë.
Tags
Sociale#
Share This
About Telegraf Albania
Sociale
Tags
Sociale
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment