Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 6, 2017

Elbasan/Sherr me thika në një lokal Elbasan, plagoset adoleshenti nga Quksi, identifikohet autori(FOTO)

Një adoleshent ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, pasi është qëlluar me thikë, nga një bashkëmoshatar.
Burime nga policia bënë me dije se ka mundur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, 16-vjeçarin me inicialet I. K., nga Elbasani.
Adoleshenti është shpallur në kërkim nga policia pasi në Lagjen “Visarion Xhuvani” në ambientet e jashtme të një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar dy herë me thikë 15-vjeçarin me inicialet S. P., banues në fshatin e Quksit.
Adoleshenti ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për akuzat e ‘vrasja me dashje e mbetur në tentativë’ dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot