Artistët nga Shqipëria Adriano
dhe Toquel kanë sjell këngën më të ri në
tregun muzikor “Poppa Botlle”|.
Kjo këngë e cila është
realizuar nga Mojo Productions. Kënga
flet për një fenomen i cili ndodhë çdo ditë në qytetin e Elbasanit
Në përiferi të këtij
qyteti është një uzinë e çelikut e cila e ndot gjithë qytetin e bukur të
Elbasanit, e pasi që pushtetarët nuk kanë vendosur të ndërhyjnë, në dorë këtë
punë e kanë marrë këta dy artistë të cilët me anë të një teksti fantastik dhe
një videoklipi të punuar mjeshtërisht nga “Mojo” sado pak e qesin në pah problemin
që kanë banorët e këtij qyteti nga ajri ndotur që krijon metalurgjia atje.
Artistët si edhe Mojo Productions, duan të tregojnë
se Elbasani është qyteti më i ndotur i Shqipërisë, ku pluhuri raportohet të
jetë një kërcënim real për jetën e qytetarëve.
Ndotja e mjedisit në
rrethin e Elbasanit vijon të jetë një ndër shqetësimet më serioze për të gjithë
banorët. Ata ankohen dita ditës se jetojnë çdo ditë nën renë e tymit të ndotur
të zonës industrial, ndërsa dy kompanitë private “Kurum” dhe ajo e ferrokromit
“ACR” kanë hequr dorë totalisht nga sistemi i filtrave.
Qytetarët e Elbasanit
shprehen se situata është shumë shqetësuese, ndërkohë që akoma vjen era e rëndë
në këtë zonë. Banorët e kësaj zone shpresojnë që pushteti i ri të bëjë diçka
për ta .
Sipas tyre duhet vënë
dorë për përmirësimin e ambienteve sepse situata është vdekjeprurëse. Këtë
mesazh përcjellin në videon e mëposhtëm artistët Adriano dhe Toquel:
No comments:
Post a Comment