
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës, ndalohet nga policia shtetasja në kërkim
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetases në kërkim:
Xhevahire Qoshku, 40 vjeçe banuese në fshatin Labinot Katund
Ndalimi i saj, u bë pasi më datë 08.09.2017 në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, shtetases R.Q., 69 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
No comments:
Post a Comment