Post Top Ad
Your Ad Spot
Wednesday, September 27, 2017
Elbasan/ Romët rrethojnë bashkinë, por përgjigja që marrin i pret fare
Romët që tregtojnë përgjatë rrugës së sportit të vjetër në Elbasan janë hedhur sot në protestë. Shkak është bërë një urdhër i bashkisë që i njofton ata se duhet të lirojnë menjëherë trotuaret dhe hapësirat publike dhe të shkojnë të tregtojnë në tregje të liçensuara.
Por romët nuk janë dakord. Ata kanë protestuar para bashkisë dhe kanë kërkuar zgjidhje.
Romët shprehen se janë të vetëpunësuar, se nuk përfitojnë as ndihma, as mbështetje dhe as përkrahje të tjera dhe se janë të zhytur në borxhe. Me këtë aktivitet ata mbajnë familjet.
Ka reaguar menjëherë bashkia Elbasan që i ka prerë me përgjegjën e dhënë. Kryeinspektori i policisë bashkiake Dritan Ekmekçiu u shpreh se një tregti e tillë do të marrë fund dhe se do të lirohen trotuaret dhe hapësirat publike.
Tags
Kulture#
LAJME#
Share This
About Telegraf Albania
LAJME
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment