Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, September 23, 2017

Elbasan/ PS “kryqëzon” biznesmenin e LSI-së. Nuk po ndërton urën mbi lumin Shkumbin

Pas penalizimeve nga Bashkia tani edhe Balla. PS i është qepur një biznesmeni të LSI-së pasi ai nuk ka përfunduiar urën mbi lumin Shkumbin në fshatin Broshkë.
Ditë më parë ura u inspektua nga Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini dhe nga Inspektoriati i Policisë Ndërtimore të cilat paralajmëruan masa të rëdna ndëshkuese. Por asgjë nuk lëvizi nga vendi.
Sot në të njëjtin vend ka shkuar edhe koordinatori i PS-së së qarkut, deputeti Taulant Balla.
Ja çfarë shkruan Balla:
Duhet ndryshuar tërësisht sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri. Kompanitë private të kontraktuara nga entet publike duhet të garantojnë më shumë cilësi të punimeve dhe më shumë korrektesë në respektimin e afateve të kontratave.
Së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit ju bashkova sot shqetësimit mjaft të drejtë të banorëve të Broshkës për ecurinë e ngadaltë të punimeve për ndërtimin e urës mbi lumin Shkumbin.
Ndërtimi i kësaj ure bën të mundur lidhjen e këtij fshati me pjesën tjetër të Njësisë Administrative dhe me aksin nacional Elbasan-Peqin.
Ndaj kompanisë në fjalë, Bashkia e Elbsanit ka marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërkohë gjej mundësinë të theksoj se nga qeveria jonë këto raste do të adresohen për të ndryshuar tërësisht mënyrën e lidhjes së kontratave dhe për mënyrën e tenderimit.
Ura ekzistuese në fshatin Broshkë u shemb në Janar të vitit 2016 nga prurjet e shumta të lumit Shkumbin. Kjo nuk ishte e vetmja emergjencë me të cilën u përball Bashkia e Elbasanit në atë periudhë.
Afati i fundit është lënë 30 tetori.
Ndërsa kryebashkiaku  Sejdini kërkoi edhe një herë nga kompania të përshpejtojë punimet dhe kjo vepër kaq e rëndësishme të jetë në dispozicion të banorëve.
Disa ditë më parë Bashkia e Elbasanit mori të gjitha masat, siç parashikon ligji, ndaj kompanisë e cila ka shkelur afatet e parashikuara në kontratë.
Ura ekzistese në fshatin Broshkë u shemb në Janar të vitit 2016 nga prurjet e shumta të lumit Shkumbin. Kjo nuk ishte e vetmja emergjecë me të cilën u përball Bashkia e Elbasanit në atë periudhë. Situata e pazakontë e motit bëri që disa ura të shemben dhe disa të tjera të dëmtohen duke kërkuar ndërhyrje urgjente.
Duke vlerësuar rëndësinë e këtij investimi Sejdini nuk la pa përmendur edhe të tjera investime që po kryhen në Papër dhe në Njësitë e tjera Administrative.
 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot