Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, September 15, 2017

Elbasan/ Policia sekuestroi 150 milion lekë të vjetra. Ndalohen 2 shtetas, në kërkim një prej Quksi Shkumbin

Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në kuadër të një hetimi të ndjekur  me metoda speciale të hetimit dhe  në kuadër të intensifikimit të punës për zbatimin e Plan -  Operacionit “VJESHTË 2017”, u bë ndalimi i shtetasve:
B.Koçiaj, 63 vjeç, banues në Elbasan
A.Koçiaj, 33 vjeç , banues në Elbasan.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim për shtetasit : I.K dhe O.D
Ndalimi i tyre u bë në zbatim të vendimit të datës 14.09.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 287, pika 1, gërmat (a), (c), (d) dhe 2,3 të  Kodit Penal.
Gjithashtu sot më datë 15.09.2017 u bë sekuestro preventive në vlerë të përafërt 15.000.000 lekë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot