Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 14, 2017

Elbasan/ Nisin zgjedhjet në PS. Ja kush nuk mund të kandidojë



Nga editori, infoelbasani.al
Burime nga Partia Socialiste bënë me dije se pas datës 15 shtator do të nisin zgjedhjet në organizatat në organizatat bazë.

Asambleja e PS e mbajtur në gusht vendosi që nga 15 shtatori deri në 30 tetor të zhvillohen zgjedhjet vendore në Partinë Socialiste, ndërsa konstituimi i Këshillave Socialistë nga 1-15 nëntor.
Gjatë zgjedhjeve do të bëhet edhe një analizë e gjatë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit në cdo degë të Partisë Socialiste.

Kryetarët aktualë nuk do të lejohet që të kandidojnë në rastet kur rezultati i 25 qershorit, ishte më i ulët se zgjedhjet paraardhëse.
Kandidatët për kryetar duhet të kenë të paktën një vit pjesë e PS të anëtarësuar, ndërsa përpos tij do të zgjidhet edhe sekretari.

Organizimi i zgjedhjeve të reja në parti, sipas PS bëhet për të përmirësuar rezultatin dhe rritjen e bashkëpunimit me njerëzit.
Rreth 1480 kryetarë të organizatave  të Partisë Socialiste do të largohen nga drejtimi i tyre për shkak të rezultatit të dobët gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.

Bashkitë ku PS ka pësuar rënie pS në Elbasan janë

Elbasan
Cerrik
Peqin
Prrenjas

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot