Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, September 10, 2017

Elbasan/ Mbahet Kongresi i 7 i Sindikatës së Minatorëve: Të miratohet statusi i minatorit

Sindikata e Minatorëve të Shqipërisë mbajti në Elbasan, Kongresin e saj të 7, ku njëzëri i është kërkuar Qeverisë shqiptare që brenda këtij viti të miratojë statusin e minatorit.
Kërkesat bazë për një nga profesionet më të vështira në Shqipëri, sipas kryetarit të sindikatës Gëzim Kalaja janë ulja e moshës së pensionit dhe një pagesë pensioni e barabartë me forcat ajrore.
Në Kongresin e 7 të Sindikatës së Minatorëve morën pjesë delegacione nga vende të ndryshme të botës, si Shtetet e Bashkuara, Turqia, Egjipti, Portugalia, etj., por nuk munguan edhe përfaqësues nga miniera e Trepçës në Mitrovicë, një nga më të rëndësishmet në trojet shqiptare, por edhe me kushtet më të vështira për punonjësit.
Kongresi i Sindikatës së Minatorëve u mbajt për dy ditë në Elbasan, ku të pranishmit sollën eksperiencat nga vendet e tyre, duke shkëmbyer edhe mendime e sugjerime për përmirësimin e këtij sektori.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot