Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, September 3, 2017

Elbasan/ Loja me letra degjeneron në përleshje me thika, 18 vjeçari përfundon në spital

Një lojë me letra dhe një debat i çastit ka degraduar në përdorimin e thikave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, në fshatin Hajdaran, ku dy 18 vjeçarë janë përleshur mes tyre pas debateve për një lojë me letra.
Njëri prej dy të rinjve ka marrë një goditje thike në zonën e brinjës. Fatmirësisht gjëndja e tij shëndetësore nuk është e rëndë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes si dhe ka vënë në pranga 18 vjeçarin që goditi shokun e tij.
Njoftimi i policise 
Më datë 03.09.2017, rreth orës 15.00  është marrë informacion nga salla operative se në Spitalin Kirurgjik Elbasan ka shkuar një shtetas nga fshati Hajdaran  I plagosur me thikë. Menjëherë u dërguan shërbimet e policisë dhe nga veprimet hetimore paraprake konstatuan  se;  një grup  djemsh  në një lokal të fshatit Hajdaran kishin qenë duke luajtur me letra.
Më pas gjatë lojës shtetasi SH.XH., 18 vjeç ka debatuar  fillimisht me fjalë me shtetasin O.Y., 18 vjeç, se cili prej tyre do futej në lojë dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me grushta. Në konflikt e sipër  18 vjeçari O.Y ka nxjerrë një thikë dhe  ka qëlluar në brinjën e djathtë 18 vjeçarin SH.XH. 
Shtetasi SH.XH, ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore të Specialistëve të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë arrestimi i të dyshuarit të kësaj ngjarje 18 vjeçarit O.Y.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot