Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, September 10, 2017

Elbasan/ Lista me emrat e 50 pronarëve që kompensohen nga legalizimet

 
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka gati kompensimin financiar për rreth 150 familje, prona e të cilave është zënë nga ndërtimet pa leje.
Gazeta Panorama botoi sot listën me emrat e përfituesve që do të kenë mundësi të marrin deri në 70% të vlerës së tokës. “Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton se, më datë 07/09/2017, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të disa kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që deri më tani përfitojnë kompensimin/shpërblimin e saj deri në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 ‘Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje’, i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 ‘Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale’, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar”, citohet në njoftimin e ATP-së.
Bazuar në procedurën që aplikohet për këtë rast, qytetarët që gjejnë emrin në listë duhet të paraqiten pranë këtij institucioni me prokurë dhe numër llogarie, nga ku do të bëhet derdhja e parave për secilin prej tyre në masën e përllogaritur. Në listën e mëposhtme janë renditur emrat e 147 përfituesve në gjashtë qarqe: Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Durrës e Shkodër, të cilët përfitojnë një vlerë totale prej 257 410 063.84 lekësh, ndërsa për tetë prej tyre është vendosur mbyllja e procedimit administrativ të tyre.
Për çdo lloj të dhëne tjetër mbi numrin e pasurisë apo vlerën e saktë të përfitimit, të interesuarit mund t’i drejtohen Agjencisë ë Pronave. Në listë janë përfshirë edhe katër pronarë, të cilët kanë aplikuar më herët me anë të një kërkese të veçantë dhe gjithashtu janë përfitues të kompensimit financiar. Për ta është vënë në dispozicion një shumë prej 1 998 760 lekësh. Si rrjedhojë e implementimit të formulës së kompensimit të miratuar në ligjin 133/2015, këto aplikime i kursejnë shtetit një shumë prej gati 14 990 700 lekësh.
Lista e përfituesve nga Ebasani
ELBASAN
Mustafa Dilaver Cani
Vjollca Selim Papadhimitri
Vjollca Selim Papadhimitri
Vjollca Selim Papadhimitri
Vjollca Selim Papadhimitri
Vjollca Selim Papadhimitri
Vjollca Selim Papadhimitri
Vjollca Selim Papadhimitri
Gëzim Kamer Marko
Gezim Kamer Marko
Pëllumb Arif Çelirama
Emine Ibrahim Çelirama
Saida Fatbardh Muça
Zana Aqif Papajani
Zana Llazar Stathi
Liljana Llazar Këlliçi
Venemin Jorgji Josifi
Veron Hasan Duma
Venemin Jorgji Josifi
Melita Hasan Duma
Agron Teki Tela
Shegushe Masar Kosova
Elvira Venemin Gjini
Ismete Reshit Grada (Karkini)
Elida Isuf Raketa (Bakalli)
Lumturi Mustafa Kolgeci
Lumturi Mustafa Kolgeci
Hajrie Jusuf Muharremi
Qazibe Arif Naska
Adem Ruzhdi Ballici
Qemal Musa Stambollxhiu
Dorian Petrit Stambollxhiu
Dorian Petrit Stambollxhiu
Qemal Musa Stambollxhiu
Dorian Petrit Stambollxhiu
Qemal Musa Stambollxhiu
Dorian Petrit Stambollxhiu
Qemal Musa Stambollxhiu
Brikena Sezai Baxhaku
Makbule Hasan Shukle
Bektashi Fasan Pojani
Dritan Sadik Çengeli
Fatbardha Bajram Hazhi
Shkëlqim Xhemal Barushi
Shejnaze Kadri Pazari
Blendi Musa Bakalli
Qazim Hysen Abdihoxha
Merita Hasan Skënderi
Vjollca Selim Papadhimitri

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot