Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, September 23, 2017

Elbasan/ Kush është vendi më i ndyrë në qendër të qytetit ku merret drogë dhe kryhet prostitucion (Video, Foto)

Kush do ta besonte. Por është realitet. Në qendër të Elbasanit, pikërisht poshtë kullës së sahatit, në anë të portës së kalasë, gjendet vendi më i ndyrë në këtë qytet.
Banorët shprehen se, natën, por edhe ditën, aty gjen përdorues të drogës, ndërkohë që vendi i errët shfrytëzohet edhe për prostitucion ashtu shpejt e shpejt.
Shqetësimi ngrihet nga vetë qytetarët të cilët kërkojnë që kjo pjesë më e pështirë e kalasë, qendrës historike të qytetit, duhet të shfaroset njëherë e mirë, transmeton infoelbasani.al.
Ata shprehen se kanë parë me sytë e tyre, si përdorues, ashtu dhe akte të turpshme. Ndaj i kërkojnë pushtetit vendor dhe organeve kompetente që të marrin masa.
Nëse hedh një vështrim në këtë skutë sheh shiringa, por edhe veshje të pista e gjëra që thjesht ta shpifin. Dikur aty ishin disa zanatçinj që merreshin me riparime këpucësh dhe zeje tradicionale. Por tashmë është një gërmadhë.
Ditët e fundit ka pasur një reagim nga pushteti vendor. Duke marr shkas edhe nga një projekt që po aplikohet në të dy rrugët e lagjes kala në hyrje të portës kryesore të saj. Ndoshta makthi i banorë do të marrë fund, dhe pamja e vrazhdë për turistët nuk do të shfaqet as në objektivin e aparatit të tyre fotografik. Infoelbasani.al


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot