Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, September 30, 2017

Durrës/ Karrotreci shemb "BMW"-në, vdes 34-vjeçari nga aksidenti fatal

Janë aksidentuar në Durrës dy automjete, një makinë tip “BMW” me targë AA 969 DN është përplasur nga një karrotrec.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur shoferi i “BMW”, Redi Hoxha, 34 vjeç.

Ky aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Fllakë-Shijak dhe deri tani nuk dihet burimi i kësaj përplasjeje që ka rezultuar fatale për 34-vjeçarin Hoxha, ndërsa drejtuesi i karrotrecit me iniciale A.M. ndodhet në spital.

Një qytetar, që ka dërguar edhe pamjet, ka shkruar për JOQ.al:Aksidenti ka ndodhur në rrugen dytësore në Xhafzotaj që del në autostradë dhe për pasojë shoferi i "BMW" ka mbetur i vdekur në vend. Zjarrfiksja ka dashur 40 min për të nxjerrë trupin e viktimës."



  

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot