Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 27, 2017

“Do t’q* ro*t”/ Plas grushti, djali zbret nga furgoni dhe përleshet me dy të tjerë

Trafiku në Tiranë duket se nuk do të gjejë një zgjidhje. Edhe pse me hapjen e “Unazës së re”, pritej një ndryshim, të paktën aq sa thuhej nga shteti, më keq duket se po bëhet.


Kjo bëhet pengesë për qarkullimin dhe mos të zëntë një hall, pasi vështirë të kalosh për të shkuar në kohën e duhur dhe në momentin e duhur.

Vetëm pak minuta më parë në zonën e Astirit në Tiranë është filmuar një sherr mes tre personash, që kanë shkaktuar kaos dhe kanë shpërthyer në të shara dhe grushte.

Në videon e dërguar në redaksinë e JOQ.al, dy persona zbresin nga një makinë e vogël dhe shkojnë drejt një tjetër personi që është në furgon.Në këtë moment djali zbret nga furgoni dhe konflikohet me ta.

Raportuesit shkruajnë për JOQ.al:Ishte shumë trafik, ai i kamionit donte të kalonte shpejt, kurse ai ia bllokoi rrugën”.Sakaq, në redaksinë e JOQ.al ka mbërritur reagimi i një prej personave që janë protagonist në video. Ai bën me dije se kishte ndaluar makinën për të ndarë personat e futur në sherr.

Ja çfarë thotë qytetari për JOQ.al:Përshëndetje JOQ. Ju shkruaj për një video që keni nxjerrë sot ku shihen duke u zënë dy veta. Unë po i ndaja. Keni shkruar gabim që ishin dy me një. Unë që po ju shkruaj jam ai djali me "Benzin" e bardhë që s'kisha lidhje fare me personat. Ndoshta bëra gabim që hyra ti ndaja, por mendova për më mirë. Duket shumë qartë që unë s'kam qëlluar as njërin e as tjetrin. Ju lutem korrigjojeni si njoftim. Nuk dua dekoratë për atë gjest që bëra, por as atë që keni nxjerrë, s'e meritoj".



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot