Post Top Ad
Your Ad Spot
Monday, September 25, 2017
Home
Kulture
Sociale
Djali akuza nënës: Po më ndan nga vajza që dua. Shpërthen e ëma: Do më shohë në arkivol
Djali akuza nënës: Po më ndan nga vajza që dua. Shpërthen e ëma: Do më shohë në arkivol
“Kisha hall se mos i hapja llafe gocës, ndaj i bona këto punët me familje. Po mami sa e solla në shtëpi e shante me llafe banale dhe një mashkulli i vjen turp me i thënë. Prej saj kam përfunduar në polici. Shefi më la pa ndjenja në tokë se më godiste pambarim. Ju lutem më ndihmoni”,- tha ai live në emision.Historia e tyre ka nisur para pak kohësh, dy të rinjtë u njohën në qytetin e tyre, derisa një ditë vendosën të jetonin bashkë. 25-vjeçari pa miratimin e familjes së vajzës e rrëmben atë dhe e sjell në shtëpinë e tij.
Nëna e Aldos, Rajmonda zbulon se vajza kishte qenë njëherë e fejuar dhe ka dalë kundër kësaj lidhje. Ajo nuk pranon këtë lidhje dhe është kundër kurorzimit të tyre. Madje ajo i ka nxjerrë nga banesa por dy të rinjtë vazhdojnë të qëndrojnë bashkë.
Aldo tregon se konflikti me nënën e tij i daton më herët pasi ai nuk ka qënë kurrë dakort me lidhjet jashtëmartesore që nëna e tij krijonte. Për tu hakmarrë nëna e ka denoncuar në polici duke e akuzuar për dhunë. Skandali shkon deri në atë pikë që Rajmonda sipas të birit, vetëvritet dhe shenjat në trup i shet si dhunë ndaj djalit.
Vetëm para pak ditëve, Aldo është arrestuar nga policia me akuzën e dhunës në familje dhe është lënë i lirë më pas, ndërsa nëna vazhdon të jetë me urdhër mbrojtje.
Dy prindërit e Aldos janë të divorcuar që në vitin 2009 dhe pse jetojnë në një banesë. Jeta e tij është kthyer në një ferr siç e përshkruan dhe ai vetë. Është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm të ruajë lidhjen që ka nisur. “Dua të krijoj një familje, të jem i rregullt dhe jo shembuyll i prindërve”,- thotë ai.Shpërthimi i nënës- ndërhyn në studio me telefonRajmonda Shaqiri, nëna e Aldos në një komunikim live në emisionin thotë se djali i tij është i dhunshëm, njësoj si ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka 10 vite e divorcuar.
“Aldo ka sot e kaq vjet që më dhunon mua. Nuk është e vërtetë që s’më ka dhunuar, unë kam urdhër mbrojtje. Kam lanë burrin vetëm për dajakun, ai i ka ngjarë të atit të vetë. Kam 10 vjet që jam ndarë nga burri, prapë vazhdon im bir e më dhunon. Ai rri pa punë, s’ka punuar një ditë për nënën e vetë. Zihet me mua se i bërtas, i them s’mbahet shtëpia me punë të zeza, punën e nënës. Zihemi, grihemi se çdo gjë në shtëpi ai më vjedh”, thotë Rajmonda.
E sa për lidhjen e dashurisë me Emanuelën, Rajmonda thotë se nuk ka qenë kundër. “Unë nuk dija gjë fare që ka dash një gocë. Ai ka vetëm 1 javë që e ka njohur, nuk njihet për një javë goca, por prapë është puna e tij. Sa për dhunën të sjell unë foto e kam trupin me shenja. Ai do të më shohë në arkivol të vdekur”, thotë e ëma.
Tags
Kulture#
Sociale#
Share This
About Telegraf Albania
Sociale
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment