Dasmat shqiptare si dje
dhe sot. Sot Stine dasmash. Teksa sheh nëpër rrugë të gjëmojnë tam tamet dhe
buritë e makinave e kupton menjëherë se ke të bësh me një dasmë. Pak gjë ka
ndryshuar nga gëzimi që provojnë shqiptarët në këtë ditë fatlume. Shprehja,
“një martohet njëqind tërbohen” është më përfaqësuesja e këtij eventi . Të
hipur mbi kamionë, ata të zonave të largëta fshatare, me daullet dhe currlat
gjëmuese, nuk është se s’kanë ndryshuar fort në infrastrukturën dasmore.
Mjaft të sjellim ndërmend se sot nuk përdoren
më kuajt për të marrë nusen dhe dasmorët me sapllakët e rakisë dhe bajrakun me
shami të kuqe e mollë të artë në majë të tij. Janë “modernizuar” dasmat me
limuzina dhe makina luksoze. Janë perfeksionuar imazhet e të martuarve përmes
teknologjisë së fotografimit dhe kamerave. Kanë “rënë” lypsët në shumicën e
rasteve dhe kanë dalë në pah “Facebook” dhe “Aldo morning show” Gjithkush i vë
re këto ndryshime, të modeluara dhe të kuruara nga evente e botës së
qytetëruar, që nga vënia e kurorës në altar dhe deri tek shoqëruesit e nuses
dhe dhëntërit, sjellje tejet jo shqiptare.
...dhe dje
Sipas njërit prej
udhëtarëve të huaj, John Foster Fraser, që ka vizituar Shqipërinë e 1900. “Pas
pak mbërritëm ndanë një grumbulli shtëpish në periferi, ku po zhvilloheshin
ende kremtimet e një martese që ishte kryer disa javë më parë. Fshatarët,
veshur me petka piktoreske ishin grumbulluar përpara shtëpizave të tyre.
Dëgjohej tingëllima e veglave muzikore dhe muzika e mprehtë e zamareve.
Shqiptarët kërcenin e këndonin, dhe ishin njerëzit më gazmorë në botë. Sado që
të varfër, ata ishin shumë të njerëzishëm. Po kundroja gëzimin e tyre nga larg.
Pas pak më dërguan njërin prej tyre me një tabaka të mbushur me llokume e raki.
Llokumi nuk të linte dhe aq shije të mirë në qiellzë, kurse rakia të digjte
fytin, por unë e vlerësova si një shenjë mikpritjeje ndaj një të huaji. Atë
ditë Leskoviku ishte në prag të një gjallërie të madhe.
Djali i beut do të
merrte për grua vajzën e një pashai të kamur nga Korça. Të rinjtë nuk e kishin
parë kurrë njëri-tjetrin, sepse martesa ishte ujdisur nga të afërmit.
Megjithatë kishte kaq shumë ngazëllim dhe muzikë, a thua se martesa ishte
triumfi i viteve të gjata të dashurisë mes çiftit...”
No comments:
Post a Comment