Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, September 5, 2017

“Çmendet” familja në Elbasan/ Hedh mobiljet nga kati pestë

Akt i paprecedentë i një familje në Elbasan. Fluturon mobiljet nga kati i pestë dhe rrezikon jetën e banorëve.
“Përshëndetje infoelbasani.al. Po iu dërgojmë fotot dhe po ju tregojmë atë çfarë ka ndodhur sot në pallatin tonë. Ne banojmë në një pallat në lagjen “11 nëntori” në Elbasan. Sot në mesditë një nga banorët e pallatit tonë i ka rënë shkurt fare. Ai ka hedhur nga dritarja mobiljet e tij. U tmerruam kur po dëgjonim zhurmat. Nuk guxonim të nxirrnim kokën në dritare se kishim frikë. Dëgjonim zhurmë të madhe. Vetëm kur pamë poshtë divane dhe gjëra të tjera. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Nëse i ka hedhur pa shkak apo do të ndërrojë mobiljet. Por ajo që ka bërë na ka tmerruar të gjithëve. Guxim i madh pasi poshtë pallatit luajnë fëmijë dhe kalojnë edhe njerëz. Zot na ruaj.”
Sipas banorit, mobiljet kanë qëndruar për disa orë në atë vend dhe askush nuk ka bërë gjë. Infoelbasani.al
 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot