Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik , referuan materialet në Prokurori dhe po
punojnë për kapjen e shtetasit K.C., 35 vjeç banues në Cërrik.
Ky shtetas, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik në Lagjen nr 2 “Cërrik”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur dy automjete.
Si pasojë, është dëmtuar pasagjerja e njërit prej mjeteve, shtetasja E.SH., 33 vjeçe banuese në Belsh e cila ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” pas aksidentit, ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

No comments:
Post a Comment