Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, September 12, 2017

BERISHA PROVOKON RAMËN: HAJDE BËJMË TESTIN E DROGËS, I REPLIKON MENJËHERË XHAFA




Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar programin e prezantuar nga qeveria Rama nga foltorja e Kuvendit.
Berisha u ndal fillimisht te fitorja e PS në zgjedhje e 25 qershorit, të cilën e cilësoi si një dasëm pa nuse, pasi sipas tij kjo arritje erdhi duke u bazuar mbi krimin dhe drogën.

“Shokët që qëndrojnë pas meje konstaton se ka zi në fytyrat e tyre, ka frikë në sytë e tyre, se ka pasiguri të madhe. Edi Rama këtu mbajti një fjalim, të ndryshëm nga ai 4 vite më parë, por e mbajti të diktuar nga një panik i madh. Pse? Ky njeri me kushtetutë ulet aty kryeministër i vendit, të tjerët ka caktuar ministra, edhe hafijet e deputetëve për herë të parë, por sepse ai e di mirë, cdo deputet e qytetar se vec kushtetutës në ligje ekziston kushtetuta morale e njeriut, e kombit. Në atë kushtetutë ju jeni fitimtarët humbës më të mëdhenj në historinë e vendit, vijni si pseudomazhorancë të vërtetë, në atë kushtetutë morale të qytetarit. Ju jeni të ndëshkuarit, 2.4 milion shqiptarë dhe sa përfaqësojnë tjerë jo në moshë vote ju përbuzën, ju ndëshkuan, akoma më rëndë me bojkotin ua shëndërruan fitoren në një dasëm pa nuse. Ju se gëzoni dot, cfarë fitore është kjo, kur procesin themelor për demokracinë nuk e besuan e miliona shqiptarë braktisën kutitë e votimit.
Ju shtroni pyetjet ju ku ishit?

 Ne patëm problemet tona, por ky proces është detyra e parë e qeverisë. Një proces të besueshëm s’e bën dot opozita, por qeveria. Ti je i dyti pas Mehmet Shehut, prandaj nuk gëzon, bazohet në moralin e spiunimit, shpikni mekanizma. E fyen gënjeshtren ta quash Ramën gënjeshtar”, u shpreh Berisha.

“TË BËJMË TESTIN E DROGËS”
Ish-kryeministri Berisha, duke hedhur akuza mbi pazarate e drogës dhe përfshirjen e Ramës, i ka kërkuar këtij të fundit t’i nënshtrohet gtestit të drogës, për të provuar nëse është ose jo përdorues i lëndëve narkotike.
“Hajde bëjmë teste e drogës kur të duash, ti nuk vjen atëherë kemi problem. U mboll drogë në mënyrë të paimagjinueshme. Ne qëndruam kundër, e denoncuam kudo. Ku jemi sot? Nga Priska e Kalja e Dodës, nga Librazhdi deri në Frashër e Delvinë, tunelet e ushtrisë, rezervat shtetërore janë mbushur me tonelata drogë që presin për tu shitur.

Nuk kanë mbjellë sa vitin e kaluar, se nuk e kanë shitur të vjetrën. S’ke arrestuar as 5 vetë për drogë, ke urdhëruar të bllokohen radarët. Pra, shumica jote është shumicë droge. I duhet krimi si hanxharë kundër mediave. Në këto kushte, a mund të jetë një shumicë e kushtetutës morale të një kombi? Kurrë”, u shpreh Berisha, duke ngritur pyetjen se përse në Shqipëri nuk ka investime nga të huajt.
“E dini pse ska investime në Shqipëri? Nga ambasadat. Doni shembuj?  Dy muaj më parë një gjigant i botës së prodhimeve sportive, i kërkoi opinion ambasadës për të investuar dhe ajo i thotë: nuk është vend miqësor. Atëherë godbye!”, theksoi ish-kryeministtri.

REPLIKA ME XHAFAJN
Menjëherë pas fjalës së tij, ka replikuar ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas tij, këto janë fjalime bazuar në trillime.
 “Vetëm Berisha e di pse ne jemi në panik. Këto janë trillime, shpifje, kjo është arsyeja pse ju ndëshkuan shqiptarët”, u shpreh Xhafaj.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot