Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, September 5, 2017

Bashkia e Elbasanit paralajmëron subjektet e transportit rrethqytetas/ Ja çfarë thotë

 Njoftohen të gjithë subjektet juridike që dëshirojnë të kryejnë aktivitet në fushën e transportit rrethqytetës të udhëtarëve, se Bashkia Elbasan bazuar në udhëzimin MTI Nr. 5627, datë 18.11.2016 “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, do të hapë konkursin për përzgjedhjen e hapur të subjektit të transportit që kërkon të operojnë në linjën Elbasan–Shushicë-Elbasan.

Afati për dorëzimin e kërkesave është deri më datë 08.09.2017, datë kur do të zhvillohet edhe konkursi për përzgjedhjen.
Për çdo sqarim të mëtejshëm lidhur me dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet, kontaktoni me sektorin e transportit pranë Bashkisë Elbasan.
BASHKIA ELBASAN

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot