Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 14, 2017

Alarm në Librazhd/ 100 kërkesa për HEC-e, pasoja dramatike në bujqësi dhe mjedis


Ambientalistë, pushteti vendorë, banorë, specialistë, shoqata joqeveritare etj, japin alarmin për pasojat dramatike që kanë nisur të shfaqen në mjedis si pasojë e dhënies së lejeve të ndërtimit të HEC-eve në këtë zonë.
Më të dëmtuara janë dy bashkitë e qarkut Elbasan, Librazhdi dhe Përrenjasi. Vetëm në këto dy njësi janë bërë 100 kërkesa për HEC-e nga të cilat 45 i përkasin Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë.
Disa HEC-e tashmë  kanë përfunduar, ndërsa të tjerat kanë shkaktuar rrëmujë në park.
Prej një viti një shoqatë joqeveritare ka kryer monitorim dhe ka dalë në përfundime alarmuese. Ediola Terziu, aktiviste e kësaj shoqate, shprehet se “qeveria e re duhet të ribëjë një kontroll lejeve të dhëna, kontroll të  detajuar i lejeve mjedisore dhe kontroll i aktivitetit të HEC-eve.

Në kohë thatësire këto HEC-e duhet të ndihmojnë përrenjtë që të mos thahen. Specislistët shprehen se kontrolli duhet t’i kalojë pushtetit lokal që të detyrojnë koncensionarët që të zbatojnë kontratën.
Inxhinieri i Mjedisit, Nihat Dragoti, shprehet se ta tjetërsosh rrjedhën e ujit, ta fusësh nëpër tuba, ka efekt shumë negativ mbi natyrën e parkut. Interesat e privatit kështu dalin mbi interesat e Parkut Kombëtar.
Nga vëzhgimet në terren konstatohet se janë dëmtuar bimësia e shtratit të përrenjve. Banorët shprehen se kanë katër vjet pa një pikë ujë edhe pse u premtua nga firmat.


Kastriot Gurra, kryetar i bashkisë Librazhd shprehet se “ekziston një kontrast të fortë. Abuzimet kanë ndikuar mbi mjedis. Lejet e dhëna nga Ministria e Mjedisit janë të pastudiuara dhe se ky digaster nuk ka instrumenta që ta kontrollojë kontratën. Ndaj duhet ta kontrollojë pushteti lokal pasi është më i interesuar”.

Nga ana tjetër Administrata e Zonave të Mbrojtura ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të ndaluar dhënien e HEC-ve me koncesion dhe madje ka mundur që të pezullojë disa kontrata. Infoelbasani.al

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot